Endodontia (Devitalizimi)

Endodontika është dega e specializuar e stomatologjisë moderne që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin pulpën e dhëmbëve dhe indet peri-radikulare të dhëmbit.

Shkaku më i zakonshëm i dëmtimit të pulpës është kariesi i agravuar i dhëmbëve, një frakturë që ekspozon pulpën ndaj infeksioneve bakteriale, depërtimi i kariesit nën mbushjet e vjetra, kurorat, dhe herë pas here nga komplikimet e sëmundjes parodontale.

Teknologjia e sotme na lejon të përcaktojmë gjatësinë e rrënjës, instrumentalizimin dhe mbushjen e saj. Dhëmbi i trajtuar endodontikisht në rast të dëmtimit shumë të madh të kurores,do të rikonstruktohet me vidë të cementuar në pjesën e jashtme dhe më pas do të inkapsulohet për arsye estetike dhe për të parandaluar cfardo lloj frakture(dhëmbi i devitalizuar, në fakt, është gjithmonë më i brishtë se dhëmbi normal).

Nëse dëshironi zgjidhje për të pamundurën rezervoni tani.

REZERVO TANI

    Dërgo grafi dentare ose panoramex (pranohen formatet Png, Jpg, Pdf etc)